Site icon Telegrafi

Pritet komplikim i marrëdhënieve ndërmjet veteranëve e Qeverisë (Video)

Me veteranët e luftës, Qeveria e Kosovës është në paqe, së paku deri në tetor të këtij viti, aq sa ka buxhet tua paguajë pensionet, raporton KTV.

Pas tetorit, çështjet mund të komplikohen, për shkak të numrit të madh të veteranëve, teksa qeveria asnjëherë nuk arriti marrëveshje me FMN-në për këtë pikë.

Në Komision është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag, për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKU, transmeton Koha.net.

Kryetari i komisionit, Naser Osmani, tha se duhet përkrahur ky projektligj, sepse qytetarët e Kosovës kanë më së shumti nevojë për shërbime kardiake.

Debat i ashpër dhe mjaft i tensionuar u zhvillua ndërmjet Naser Osmanit e Shqipe Pantinës nga Vetëvendosje, për ndarjen e buxhetit për komunat e reja, të cilat nuk po arrijnë t’i kryejnë obligimet e tyre financiare, përfshirë pagat e punonjësve të arsimit.

Komisioni gjithashtu ka shqyrtuar edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2015, ku u vlerësua ky raport si përmbajtësor dhe u tha se fitimi vjetor ishte 33 milionë euro.

Exit mobile version