Telegrafi

Pritet furnizim më i mirë me energji elektrike

"Punët në riparimin e kësaj njësie janë duke vazhduar dhe besojmë që deri në orët e vona të ditës së sotme njësia A4 do të futet në prodhim", tha Nezir Sinani, ushtrues detyre i menaxherit për komunikim në Korporatë.

Sipas tij, më kthimin e kësaj njësie në prodhim do ketë edhe furnizim më të mirë për konsumatorët.

"Momentalisht KEK-u operon vetëm me dy njësi gjeneruese, njësinë B2 e cila prodhon rreth 290 megavat orë energji elektrike, si dhe njësinë A3 e cila është duke prodhuar rreth 130 megavat orë energji elektrike. Ndërsa rreth 50 megavat orë energji elektrike edhe sot janë duke vazhduar të shkëmbehen në Shqipëri".

Sinani po ashtu tha se deri me njësisë A4 të TC "Kosova A" reduktimet do të vazhdojnë sipas kategorisë A, B, C.

"Kategoria A do të furnizohet 24 me zero, ajo B, 5 me 1 ndërsa kategoria C ,4 me 2". kategoria a 24 me zero.. B 5 me 1 dhe ajo C , 4 me 2. /Telegrafi/