Telegrafi

Pritet edhe një referendum kundër xeheroreve në rajonin juglindor të Maqedonisë

Nisma qytetare ”Shpëtim për fushën e Strumicës – Stop xeherores Illovica” i ka mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për vlefshmërinë e nismës për të kërkuar referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e nismës i kanë dorëzuar nënshkrimet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Strumicës dhe në shërbimet komunale. Ljupço Kolev, kryetar i Bosilevës bëri të ditur se më 20 korrik Këshilli do të mbajë mbledhje dhe se procedura do të shkojë me procedurë të shkurtuar.

Data e mundshme e mbajtjes së referendumit mund të jetë 3, 10, ose 17 shtatori, për faktin se referendumi mund të mbahet më së paku 25 ditë, si edhe më së shumti 45 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit për referendum./Telegrafi/