Site icon Telegrafi

Pritet ardhja e turistëve të shumtë në rajonin e Maleshevisë në Maqedoni

Rajoni i Maleshevisë është shndërruar në destinacion turistik tërheqës për trusitët nga Holanda, ndërkaq pritet ardhja edhe e turistëve nga Sllovenia, Izraeli, Kanadaja, Australia, si edhe Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që sezona verore të sjell prurje të shumta dhe përfitime tjera turistike. Kapacitetet akomoduese në këtë rajon janë përgatitur për sezonën turistike. Maleshevasit persin turistë edhe nga Kosova, Anglia, Irlanda, dhe Amerika, por edhe nga brenda Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version