Site icon Telegrafi

Priten të rreshura të dendura shiu në Maqedoni

Nga dita e nesërme, Maqedonia do të përfshihet nga një mot me lagështi që do të sjellë të rreshura të dendura shiu, posaçërisht në pjesën qendrore dhe lindore të vendit, ndërkaq pjesa perëndimore do të ketë më pak të rreshura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të rreshurat e shumta mund të shkaktojnë daljen nga shtrati të lumejve Bregallnica, Pçinja dhe Strumica, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të asaj pjese të vendit.

Qendra për menaxhim me krizat është duke e ndejkur situatën me seriozitet të lartë, ndërkaq tashmë janë dërguar sugjerimet e para dhe apelet deri te kryetarët e komunave që t’i vendosin në gadishmëri resurset dhe kapacitetet e tyre, pasi që sipas Ligjit, komunat duhet të parat të reagojnë në rast vërshimesh./Telegrafi/

Exit mobile version