Site icon Telegrafi

Priten të reshura të shiut dhe borës në ditët në vijim në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Enti Hidro-Meteorologjik i Maqedonisë paralajmëron ndryshime të motit në ditët në vijim. Pritet që të ketë të reshura të shiut dhe të dëborës, sidomos në rajonet më të larta.

Të reshurat do të kaplojnë perëndimin e vendit, ku pritet deri 20 litër për metër katror. Këto të reshura do të zgjerohen thuajse në tërë territorin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu do të fryj erë jo shumë e fortë jugore. Dobora pritet t’i kaploj vendet më të larta të pjesës perëndimore të Maqedonisë.

Në dy ditët e fundit të këtij viti moti do të jetë i thatë dhe me erë që do të krijoj kushte për mjegull./Telegrafi/

Exit mobile version