Site icon Telegrafi

Priten superulje të çmimeve të naftës!?

Pas rënies së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nën 30 dollarë për fuçi, pritet rënia e tyre edhe në tregun e Kosovës. Aktualisht në Kosovë çmimet e naftës sillen prej rreth 90 cent për litër e të benzinës mbi 90 centë për litër.

Naftëtarët thonë se çmimet më të larta se në vendet e tjera në Kosovë janë për shkak të mungesës së rafinerisë. Por ata theksojnë se me uljen e çmimeve të furnizimit, do të ulen edhe çmimet e shitjes.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin se aktualisht në Kosovë çmimet e naftës janë 0.88 euro për litër ndërsa benzina 0.92 euro për litër.

“Sa herë që ka pas në berëz lëvizje të dollarit ka pas edhe lëvizje të derivateve. Por sipas OPEC-ut kuota e prodhimit është e lartë dhe ky prodhim e mundëson rënien e çmimit të derivateve në tregje botërore ku njëherit ka rënie të çmimit edhe te ne në Kosovë. Çmimet aktuale të naftës në vend i kemi pasur vetëm para dhjetë viteve”, ka thënë Berjani.

Berjani thekson se mungesa e rafinerisë dhe konsumi jo i madh ka bërë që të ketë lëvizje të çmimeve të naftës dhe derivateve të saj. “Duhet ta dimë se Kosova është një treg i vogël ku brenda 24 orëve shpenzon 1.5 milion litra dhe nuk kemi rafineri apo rregullator të çmimit – ne jem tregtar, dora e tretë. Por tregu i Kosovës me derivate është ma i liri qytetarët në Kosovë furnizohen me çmimin më të lira në rajon”, tha Berjani.

Ndërkaq pronarët e pompave të naftës kanë treguar se çmimet e tyre diktohen edhe nga ngarkesa me doganë dhe akciza që u bëhet.

Në “IP Petrol” kanë treguar se sot një litër naftë është duke u shitur me 89 centë ndërsa një litër benzinë 92 centë.

Kurse në “Hib Petrol” kanë thënë se të enjten një litër naftë është shitur 89 centë ndërsa benzina 92 centë për litër. /Telegrafi/

Exit mobile version