Telegrafi

Priten reshje shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit në Shqipëri

LSA

Territori i Shqipërisë pritet të jetë sot nën prezencën e shirave, të cilat do të paraqiten edhe në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të shirave edhe në zonat Jugore të territorit. Në majat e maleve priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius minimalja deri në 17 gradë Celsius maksimalja në rang vendi. /Telegrafi