Telegrafi

Priten ndryshime në Dojran në lidhje me referendumin për xeheroret

Këshillëtarët e Dojranit do të vendosin nëse xeherorja në Kazandoll do të jetë si pyetje e dytë në referendumin e caktuar për më 23 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Javën e kaluar, Këshilli komunal i Dojranit vendosi për referendumin, por duke mos e vënë Kazandollin në pyetjen e drejtpërdrejtë për qytetarët. Mirëpo, me kërkesë të këshillëtarëve të LSDM-së, të cilët ndërruan mendje, është caktuar mbledhja e jashtëzakonshme për të vendosur për këtë çështje.

Aktivistët qytetarë thonë se për këtë çështje ka trysni të shumta nga afaristët dhe për çështje politike. Komuna e Bogdancit tashmë e ka tërhequr lejen për këtë xeherore sipas referendumit të mbajtur, ku popullsia vendosi kundër xeherores në fjalë./Telegrafi/