Portali SDK raporton se anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të japin dorëheqje, më së voni deri nesër.
Sipas këtij portali, pas Goram Milenkovit, që u dorëhoq sot, edhe anëtarët e tjerë kanë paralajmëruar dorëheqjet te kryetari i këtij komisioni, Igor Tanturovski, që më pastaj të dorëzohen nesër në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, Milekov dha dorëheqje sot, por nuk dha ndonjë sqarim se përse e mori këtë vendim.
Ky komision është vënë në shënjestër të kritikave pas njoftimeve për korrupsion brenda këtij komisioni për antikorrupsion.
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski gjithashtu ka kërkuar dorëheqjet e tyre, ose do të ketë procedim kuvendor për shkarkimin e tyre./Telegrafi/