Site icon Telegrafi

Prita e organizuar si në filma, i afrohen nga pas amerikanes që ishte brenda veturës së ndalur dhe e qëllojnë për vdekje – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një grua 70-vjeçe nga Chicago është qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur, që i kishin organizuar një pritë derisa ajo po qëndronte brenda veturës së saj në skaj të rrugës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Yvonne Ruzich po qëndronte në veturën e saj të ndalur duke pritur që të hapet lokali ku ajo punon – kur dy persona të armatosur hapën zjarr mbi të, transmeton Telegrafi.

Ruzich, e pensionuar por që punonte për një kompani private, është shpallur e vdekur në spital, e deri më tani policia nuk ka arritur të determinoj motivin e këtij sulmi.

Madje po kërkojnë ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve, që janë kapur nga kamerat e sigurisë duke e qëlluar dhe larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version