Telegrafi

Priste të parkonte veturën pranë qendrës tregtare kur befasisht një shofer tjetër ia zë vendin, shikoni çfarë ndodh më pas (Video)

Të të zënë vendin e parkimit përpara syve. Një skenë që u ka ndodhur shumë drejtuesve të mjeteve, por për shoferin e një veture të tipit Jeep kjo është e papranueshme.

Ai po priste të parkonte në parkingun e një qendre tregtare, teksa një shofer më i shkathët i ka zënë vendin.

Në këtë moment, zgjidhja e bërë nga drejtuesi i Jeep ka qenë origjinale, transmeton shekulli.

Ai nuk është nxehur, por e ka rimorkiuar automjetin që i zuri vendin, duke e larguar. Më pas ka parkuar automjetin e tij në vendin e liruar.