Telegrafi

Priste një vëlla të vogël, hidhërohet keq kur mëson se do të bëhet me motrën e tretë (Video)

Ahengjet ku familjarët mblidhen për të treguar për gjininë që do të ketë fëmija që lind, janë bërë shumë të popullarizuara dhe të gjithë kënaqen kur kuptojnë nëse do të jenë një vajzë e vogël apo djalë.

Por, një fëmijë nga Rockingham i Australisë, nuk e priti aspak mirë dhe u hidhërua keq, kur mësoi që do të ketë një motër, transmeton Telegrafi.

Mësohet se vogëlushi kishte dashur shumë të kishte një vëlla, andaj nisi të bërtiste dhe ta godiste dyshemenë me grushte, kur kuptoi që do bëhet me motrën e tretë. /Telegrafi/