Ndonëse nuk dihet arsyeja, një 30-vjeçar nga Zambia, kishte vendosur që të inskenonte vdekjen e djalit të vogël.
Babai, i identifikuar si Kafeero, njoftoi vdekjen e djalit të tij Junior dhe banorët shkuan për të vajtuar për humbjen, siç është zakoni.
Por gjërat morën një tjetër rrjedhë kur ata kërkuan të shihnin trupin e fëmijës së vdekur, si një mënyrë për t’i dhënë atij nderimin e fundit.
Pikërisht kjo kërkesë bëri që të zbulohej edhe mashtrimi i Kafeero.
Të përballur me rezistencën e tij, banorët e hapën arkivolin me forcë dhe brenda sigurisht nuk gjetën kufomën e Junior, por copa druri.
Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë.
Arsyeja pas këtij mashtrimi mbetet mister, ndërsa shumë ngritën pyetjen se çfarë fitonte Kafeero duke inskenuar vdekjen e të birit. /tvklan.al