Hajnat, duke hyrë me dhunë në një shtëpi në Vranidoll të Prishtinës, kanë grabitur para dhe stoli ari.
Në raporin e Policisë thuhet se, persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një perosni në fshatin Vranidoll të Prishtinë . Me këtë rast i kanë vjedhur para në shumën prej dhjetëmijë euro, si dhe ari në vlerë katërmbëdhjetëmijë euro.
Njësit relevante policore ju kanë përgjigjur rastit. Rasti i iniciuar mbetet nën hetime intensive nga njësitet policore./Telegrafi/