Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë duke thënë se Reece James duhet të jetë një lider më i mirë te Chelsea.
Mbrojtësi anglez ka vuajtur shumë nga dëmtimet kohëve të fundit dhe rikthimi i tij në fushën e blertë nuk ka ardhur pa kritika nga trajneri Maresca.
“Unë prisja prej tij më shumë në drejtim të lidershipit”, ka thënë fillimisht trajneri i Chelseat për kapitenin e tij.
“Për shkak se ti je kapiten, duhet të japësh më shumë se pjesa tjetër. Ndonjëherë, “OK, unë jam kapiten, mund të jap më pak”. Jo”.
“Ai është një nga kapitenët dhe prisja që ai të jepte më shumë në pjesën e lidershpit”, përfundoi Maresca.
Ndryshe. James ka qenë kapiten i Chelseat që nga fillimi i sezonit të kaluar, por humbi shumicën e ndeshjeve në atë periudhë për shkak të lëndimeve.
Tani që ai është kthyer në fushë, 24-vjeçari ka një shans për të qenë një lider aktual në fushë. /Telegrafi/