Prishtina dhe Llapi luajtën pa gola në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Zekirija Ramadanit nuk arriti të shënonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ashtu që trajneri nuk mund të jetë i gëzuar.
Në prononcimin e tij për Art Sport, ai i ka treguar momentet në të cilat të zgjedhurit e tij dështuan të ishin efektivë.
Ramadani theksoi se bardhekaltrit krijuan disa raste ideale, si edhe disa gjysmërastet të tjera, por u mungoi efektiviteti.
Sipas trajnerit, të zgjedhurve të tij u mungon qetësia përpara portës, si edhe përqendrimi për të shënuar.
Strategu i Prishtinës pohoi se meqë nuk po arrijnë të shënojnë në shtëpi, atëherë në udhëtim do të jetë shumë më vështirë, sepse finalizimi u mungon lojtarëve të tij.