Telegrafi

Prishtinës i kthehet Armend Dallku nga suspendimi, konkurrencë në mbrojtje

Pas tre ndeshjeve suspendim pas kartonit të kuq ndaj Dritës, Armend Dallku do t’i rikthehet Prishtinës.

Armend Dallku ka munguar në ndeshjet e finales së Kupës, Superkupë dhe Javën e II (ndeshja e parë kampionale për Prishtinën).

Kundër Drenicës në fushë pritet të kthehet kapiteni i Prishtinës.

Ai ka vazhduar kontratën edhe pse kishte disa oferta të tjera.

Tashmë për dy vend në formacion pritet të luftojnë Ahmet Haliti dhe Leotrim Bekteshi që kundër Trepçës ’89  kishin paraqitje të jashtëzakonshme.

Kokëdhimbje për trajnerin Mirel Josa që duhet të zgjedh dy nga tre mbrojtës mjaftë cilësor.

Kështu Prishtina pritet të jetë e kompletuar për Drenicën, përveç Merfim Pefqelit i cili edhe pse po stërviten me skuadrën,  ende është në rikuperim e sipër të lëndimit të krahut në ndeshjen me Fola-n. /Telegrafi/