Pas disa ditëve me mot të freskët, përsëri janë rikthyer temperaturat e larta.
Në sheshet e kryeqytetit shihen qytetarë të shumtë, të cilët po mundohen që të gjejnë zgjidhje për freskim në këto ditë të nxehta.
Ata qytetarë të cilët kishin dalë për shëtitje kërkonin vende me hije, ku do të mund të gjenin freskim, përderisa fëmijët po shfrytëzonin fontanën në sheshin “Skënderbeu”,e cila në këtë rast po kryente funksionin e pishinës.
Për shkak të temperaturave të larta, nuk kanë munguar as rekomandimet e mjekëve që të mos ekspozohemi në diell.