Prishtina ka marrë një lajm të mirë, pasi sot ka arritur bari artificial.
Klubi kryeqytetas ka marrë një parcelë 10 ari nga qeveria vitin e kaluar ku do të ndërtohen fusha ndihmëse dhe kompleksi i FC Prishtinës.
E fusha që do të rregullohet është nga projekti i ndihmës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe FC Prishtina e ka falënderuar FFK-në dhe kreun e saj Agim Ademi.
Njoftimi i plotë i klubit kryeqytetas:
“Më në fund shihet dritë në fund të tunelit. Me gjasë Prishtinës do t’i shkurtohen vuajtjet e mungesës së fushës ndihmëse dhe problemeve rreth infrastrukturës së punës, si të ekipit të parë dhe grupeve zinxhir të shkollës së futbollit.
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, projekt i tij personal që ka luftuar me mish e me shpirt për t’ia siguruar klubit mirëqenien normale, shpreson që në të ardhmen e largët klubit t’ia siguroj në tërësi infrastrukturën e duhur që e meriton klubi më i madh në vend.
Pas donacionit të dhënë sipas projektit të ndihmës nga FFK, sot ka arritur bari sintetik dhe së shpejti pritet të vendoset në fushat ndihmëse të kompleksit sportiv të klubit në Bërnicë.
Ishte ky premtim i kryetarit të FFK-së Agim Ademi të cilën e mbajti dhe FC Prishtina i është jashtëzakonisht mirënjohës. Kjo do të jetë ndihmë e madhe si për ekipin e parë dhe për të gjitha grupmoshat e reja të klubit tonë.
Në parcelën prej 10h të ndarë për klubin nga ish-Qeveria Haradinaj, ka vend edhe për shumë fusha tjera të futbollit dhe FC Prishtina vazhdon të shpresoj në ndihmën e mëtutjeshme të FFK-s dhe kryetarit Ademi në të mirën e futbollit kryeqytetas”, thuhet në njoftimin e fundit nga FC Prishtina. /Telegrafi/