Telegrafi

Prishtinë, vrasje në tentativë

Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë në shpinë të martën në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Logja” në Prishtinë në ora 21:48.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se është sulmuar therur në shpinë me armë të ftohtë –thikë, nga i dyshuari i mitur në arrati mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.

Viktima vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit rasti mbetet në hetime. /Telegrafi/