Site icon Telegrafi

Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Sot rreth orës 16:30 në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Ulpiana tek semaforët afër Postës së Kosovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se lëndime ka marrë një 37-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:30 jemi marrë informatën për një aksident në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjën Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit një 37 vjeçar V.K, ka marrë lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren njësitet relevante të Policisë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version