Telegrafi

Prishtinë, vetura digjet në mes të rrugës (Foto)

Rreth orës 13:45 minuta afër mensës së studentëve, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë nga një veturë në mes të rrugës ka filluar të dalë tym, njofton Klan Kosova.

Nga disa foto që ka siguruar klankosova.tv shihet tymi i dendur që del nga pjesa e përparme e veturës, ndërsa ka edhe njerëz që provojnë ta ndalin që të mos marrë flakë.

Nuk raportohet për të lënduar dhe ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar ndezja.