Site icon Telegrafi

Prishtinë, vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore për familjet skamnore

Komuna e Prishtinës është duke vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në gjendje sociale.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se gjendja e këtyre familje është vështirësuar më shumë gjatë kohës së pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Po vazhdojmë me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale e ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë. Prishtina vazhdimisht solidarizohet e i mbështet të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e veçanërisht tani në këto ditë të vështira e plot sfida”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Exit mobile version