Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar një person i cili ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një femër shqiptare.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 8 mars, rreth orës 20:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.