Site icon Telegrafi

Prishtinë – Piu tre gota Birrë Peje dhe fitoi 150 euro

Ngjarja vjetore që organizohet nga SoundVision ka nxjerr para publikut nga tre garues të cilët kanë pirë Birrë Peje, kanë ngrënë hamburgerë nga Gizzi Grill dhe kanë ngrënë pjepër vendorë, dhe më të ‘zotët’ kanë futur nga 150 euro në xhepin e tyre.

Zgjimi ka qenë ‘mbreti’ i kësaj ngjarje duke pirë 1.5 litra birrë për 1 minutë e 55 sekonda, në garën e parë që kërkonte pirësin më të shpejtë të Birrës së Pejës.

Bardhi han tre hamburgerë për tre minuta

Në garën e dytë, tre konkurruesve tjerë iu ofruan nga pesë hamburgerë të përgatitur nga Gizzi, të cilët garuan se cilido të hajë më shumë brenda tre minutave.

Bardhi hëngri po thuajse tre hamburgerë për tre minuta, duke u shpallur fituesi i kësaj gare dhe duke fituar po ashtu 150 euro. 

Dritoni shijon gjysmë shalqiri për tre minuta

Në rundin e fundit tre garues të tjerë hëngrën shalqi dhe 150 eurot tjera shkuan për Dritonin, i cili hëngri më shumë gjysmën e shalqirit për tre minuta.

E vetmja femër që garoi ishte Majlinda e cila për pak sa nuk fitoi duke ngrënë gjysmë e shalqirit.

Publiku në Pishinën e Gërmisë më pas a mundur të argëtohet edhe me muzikën që kanë ofruar DJ M.I.M dhe DJ FLOW. /Telegrafi/

Exit mobile version