Telegrafi

Prishtinë, përmes dritares predha i hynë në dhomë

Një shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë një person ka raportuar se një predhë e shkrepur nga një armë e panjohur ka depërtuar përmes dritares në një dhomë të shtëpisë së tij.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një predhë e shkrepur nga një armë e  pa njohur,  ka depërtuar përmes dritares në një dhomë të shtëpisë së tij.  Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/