Një shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Policia e Kosovës njoftoi se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë një person ka raportuar se një predhë e shkrepur nga një armë e panjohur ka depërtuar përmes dritares në një dhomë të shtëpisë së tij.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një predhë e shkrepur nga një armë e pa njohur, ka depërtuar përmes dritares në një dhomë të shtëpisë së tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/