Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një femër.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Veternik” të martën në ora 10:00.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/