Është regjistruar aksioni i arrestimit disa të dyshuarve për grabitje, të cilët ishin përleshur me policinë. Në aksion policia kishte shtënë 12 herë në drejtim të të dyshuarve.
Në pamjet ekskluzive, të publikuara në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, shihet se si policia respektivisht Njësia Speciale dhe ajo e trafikut arrijnë të arrestojnë disa persona të dyshuar.
Policia kishe hasur në grabitësit ku këta të fundit kanë tentuar të iknin nga policia, raporton Kallxo.com.
Ata janë kapur nga policia më pas janë arrestuar dhe dërguar në stacionin jugu.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një nga pjestarët e familjes Sekiraqa.