Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë se rreth orës 6.20 të mëngjesit policia ka marrë një informatë se në rrugën “Nënë Tereza”, përballë Radio Kosovë ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë katër lokale.
“Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tani zjarri është fikur. Nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara materiale”, ka thënë Sadriu, ndërsa citon RTV21.
Sipas tij, për momentin ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërkohë që priten të jepen edhe detaje tjera lidhur me rastin. Ai ka theksuar se ndërkohë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara do të bëhet nga ekspertë të zjarrfikësve dhe të komunës së Prishtinës.
Koha raporton se në rrezik për përfshirje nga zjarri kanë qenë edhe disa objekte përreth, përfshirë edhe “Raiffeisen Bank”.