Telegrafi

Prishtinë, një vjet burg dhe dy mijë euro gjobë për hyrje në sistemet kompjuterike

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Hyrje në sistemet kompjuterike.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro (2,000 €).

Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës./Telegrafi/