Policia e Kosovës njofto se një femër, arkëtare në një bankë ka raportuar se një person ka deponuar një shumë parash (4×200 euro) që dyshohet të jenë të falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në sheshi ‘Skënderbeu’, Prishtinë të enjten në ora 16:10.
I dyshuari është arrestuar, monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim