Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Barilevë të Prishtinës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar me grusht në fytyrë një femër.
Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Barilevë të Gjilanit, rreth orës 20:30.
Viktima ka pësuar lëndime, dhe si pasojë e sulmit ka marr tretman mjekësor.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/