Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 16:50.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/