Site icon Telegrafi

Prishtinë, një i arrestuar për armëmbajtje pa leje 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në derën e hyrjes së banesës së  viktimës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 19:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet policore ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

 

Exit mobile version