Një i mitur nga Prishtina, aksidentalisht është vetëplagosur, derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.
Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, i njëjti është liruar.
Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/