Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për udhëtim për qëllime terrorizmi, Kreshnik Maqani dhe Leonard Trepça.
Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ushtruar më 18 gusht 2020, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Kreshnik Maqanin dhe Leonard Trepçën i akuzon për kryerjen e veprës penale “udhëtim për qëllime terrorizmi”, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas aktakuzës, të njëjtit, më 22 shtator 2019, përmes kalimit të pikës kufitare të Hanit të Elezit, kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm duke udhëtuar drejt Turqisë, me qëllim që të shkojnë në Siri dhe t’u bashkëngjiten organizatave terroriste.Sipas aktit akuzues, të pandehurit kanë qëndruar atje deri m 6 shtator 2019, ku më pas edhe janë arrestuar nga autoritetet turke në vijën kufitare Turqi – Siri.