Aksidenti ndodhi kur një kamion u përplas me një veturë tjetër. Të lënduarit, kryesisht të moshës 20 vjeçare pas aksidentit u dërguan ne kliniken emergjente në Prishtinë.
Dy nga ta janë lënduar më rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.
Policia është duke hetuar rastin. /Telegrafi/