Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot u lansua Plani i Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur Lokale.
Në njoftim thuhet se kjo po bëhet për një qeverisje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse.
“Sot u lansua Plani i Veprimit për Partneritet për Qevrisje të Hapur Lokale. Kryeqyteti falënderon partnerët tanë USAID, KMI dhe NDI, për mbështetjen e vazhdueshme në hartimin e këtij plani, në bashkëpunim të ngushtë me Forumin e Kryeqytetit”.
“Ky plan është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe bashkëpunimit më të afërt me qytetarët”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/