Site icon Telegrafi

Prishtinë, hapet një tjetër qendër testimi për COVID-19

Ilustrim

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike për coronavirus.

“Ky vendim është marr me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te menza. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00”, njofton Komuna e Prishtinës.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00./Telegrafi/

Exit mobile version