Policia raporton se mbrëmë rreth orës 23:05 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person është gjetur i therur me një mjet të mprehtë, dyshohet se ka qenë thikë nga të dyshuar të panjohur.
Viktimës shërbimi emergjent mjekësor në vendin e ngjarjes i ka ofruar tretmanin mjekësor e më pas është dërguar në QKUK.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/