Komuna e Prishtinës ka nisur shpërndarjen e kontejnerëve të rinj për mbeturina inerte në lagjet e kryeqytetit, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në “X”.
Rama, ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për Prishtinën, duke e cilësuar atë si një tjetër masë për të arritur një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët.
“Kemi filluar shpërndarjen e kontejnerëve të rinj për mbeturina inerte në lagjet e kryeqytetit! Edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt një Prishtine më të pastër”, ka shkruar Rama.
Ai ka falënderuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci për punën e bërë.
Shpërndarja e kontejnerëve të rinj pritet të ndikojë pozitivisht në ambientin e qytetit dhe të lehtësojë procesin e mbledhjes dhe pastrimit të mbeturinave, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Prishtinës. /Telegrafi/
Kemi filluar shpërndarjen e konteinerëve të rinj për mbeturina inerte në lagjet e kryeqytetit! 🗑️
Edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt një Prishtine më të pastër. 🙌
Bekim Brestovci
Drejtoria e Shërbimeve Publike pic.twitter.com/1V6XuZdpNX— Përparim Rama (@perparim_rama) December 8, 2024