Telegrafi

Prishtinë, dënohet me tri vjet burgim i dyshuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata njofton se, i akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 3  muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Telegrafi/