Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin kundër K.A., i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
I akuzuari K.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale Grabitje si dhe me dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë e 200 euro.
Tutje, Gjykata njofton se me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
“Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/