Telegrafi

Prishtinë, dënohet me 25 vjet burg për vrasjen e vëllait të gruas

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin, më të cilin i akuzuari E. J është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 25 vjet për veprën penale vrasje e rëndë.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari E.J është fajtor sepse me dt.08.03.2014, rreth orës 20:45 në rrugën “Shaip Spahija”( Mahalla e Muhaxherëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në mes të akuzuarit E.J dhe bashkëshortes së tij M.J, si dhe me vëllanë e bashkëshortes tani të ndjerin B.K dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K,  ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Me këtë veprim i akuzuari E.J ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ si dhe veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve’.

Të akuzuarit E.J i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.