Site icon Telegrafi

Prishtinë, banorët e rrugës “Gjon Sereqi” ankohen për mbeturinat e grumbulluara

Banorët e rrugës “Gjon Sereqi” në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me faktin që kompania përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave nuk ka kryer shërbimin e nevojshëm që nga dita e premte. Kjo ka shkaktuar grumbullimin e mbeturinave në rrugët dhe hapësirat e lagjes, duke krijuar një situatë të pakëndshme për banorët.

Ata theksojnë se mbeturinat, të cilat nuk janë hequr prej ditësh, po shpërndahen nga qentë endacakë, duke përkeqësuar më tej situatën.

Në redaksinë e Telegrafit, banorët kanë dërguar disa foto, ku shihen sasi të mëdha mbeturinash të shpërndara nëpër rrugë.

Ata kërkojnë që autoritetet përkatëse dhe kompania e pastrimit të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të larguar mbeturinat./Telegrafi/

 

Exit mobile version