Site icon Telegrafi

Prishtinë, arrestohet një person pasi kërcënoi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia njofton se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij.

“Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version