Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan sot shkollat “Gjergj Fishta” dhe “Xhemajl Mustafa”, ku së fundmi është realizuar projekti për kënde të leximit.
Punëtorët dhe nxënësit e këtyre shkollave u shprehën shumë të kënaqur me këtë projekt, dhe theksuan se menjëherë është vërejtur rritja e interesimit të nxënësve për lexim. Këto kënde të leximit janë të përshtatshme për nxënësit dhe brenda tyre kanë edhe fondin e librave.
Në dy vitet e fundet, Komuna e Prishtinës ka realizuar këtë projekt në 26 shkolla të kryeqytetit. Deri vitin e ardhshëm, pritet që këndet e tilla të jenë në të gjitha shkollat si në qytet ashtu edhe në fshatra të Prishtinës. /Telegrafi/