Një 16-vjeçar, nxënës i shkollës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, ka therur me thikë bashkëmoshataren e tij në afërsi të shkollës.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, njofton Policia.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, në afërsi të shkollës ka ndodhur një rast lëndim trupor. Një femër 16 – vjeçare është lënduar dhe është dërguar për tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim